Qeveria sekuestron “Lagunën” e Aldo Bares
TIRANE- Sekuestrohet laguna e Karavastasë, e cila njihej si në pronësisë e Aldo Bares. Qeveria në mbledhjen e djeshme ia kaloi të gjithë këtë pronë ministrisë së Mjedisit, e cila drejtohet nga Fatmir Mediu. Qeveria vendosi “Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara te ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të pasurive të paluajtshme të ish-shoqërisë laguna e Karavastasë”, shpk, të identifikuara sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. “Ndalohet ministria e Mjedisit, pyjeve dhe administrimit të ujërave që t’i tjetërsojë këto prona. Ngarkohen ministria e Mjedisit dhe kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.
(s.g/GSH/balkanWeb)
(s.g/GSH/balkanWeb)