E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Mbyllni procesin sipas ligjit, politikanët përgjegjësi

TIRANË- Udhëheqësit politik për shkak të rezultatit të ngushtë të Tiranës të bashkëpunojnë për përmbylljen e procesit në mënyrë paqësore brenda kuadrit ligjor. Kjo ka qënë thirrja që Përfaqësuesja e Lartë e BE Catherine Ashton u ka bërë krerëve të partive politike.

'Unë u bëj thirrje të gjithë udhehëqesve politikë në Shqipëri dhe në qytetin e Tiranës të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja. Kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese’- deklaroi Ashton.

Ndërkohë që përfaqësuesja e lartë ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar e cila tregoi brishtësi politike, ndërkohë i ka tërhequr vëmendje krerëve politikë se janë ato që do mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar.
“Rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje. Zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike. Të gjithë udheheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik“,- nënvizoi Ashton.

BE ka vëzhguar pocesin e numërimit të votave ka theksuar Ashton, por ky institucion ka pritur shpalljen e rezultatit përfundimtar para se të japë opinionin e tij përfundimtar.
'Në vijim të votimit më 8 maj, ne kemi vëzhguar numërimin e votave dhe kemi pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, përpara se të bëjmë një vlerësim përfundimtar',- ka përfunduar deklaratën e saj Përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton.
(e.menga/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›