E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder gjenden trupat e te mbyturve

Dy trupat e pajetë të kushërinjve Kolndrekaj u gjetën brenda në makinën e tyre të fundosur në lumin Drin.

Pas disa orë kërkimesh policia arriti të gjejë dhe të nxjerrë mjetin tip Golf 4 me të cilin ishin rrezuar 20 vjeçari Alfons Shtjefen Kolndrekaj dhe Paskualino Kol Kolndrekaj 21 vjec, te dy nga Shtajka e Bushatit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës tek kthesa e Beltojes, por kërkimet për ta kanë filluar vetëm pas denoncimit të prindërve.

Policia po heton per shkaqet që kanë nxjerrë nga rruga mjetin me të cilin udhëtonin të rinjtë dhe që më pas përfunduan në thellësinë e lumit Drin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›