E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli feste dhe dhurata per femijet e gazetareve

Si rrallëherë salla e Parlamentit ka gumëzhirë kaq shumë.

Në karriget e deputetëve janë ulur fëmijët e gazetarëve, të cilët ishin të ftuarit e nderit të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, në këto ditë festive të krishlindjeve dhe fundvitit.

Fëmijët kanë kënduar dhe kërcyer duke krijuar një atmosferë të këndshme, duke e kthyer këtë ditë në një ngjarje mjaft të këndshme në sallën, ku të zgjedhurit nga populli vendosin për fatet e tyre.

Por edhe fëmijët votuan. Dhe të gjithë PRO për të qenë sit ë gjithë fëmijët e tjerë të europës.

Nuk mund të mungonin në këtë ditë festive edhe dhuratat për ta. Ishte vetë kryetarja e Parlamentit që u dorëzoi dhuratat e krishlindjeve të gjithë fëmijëve që kishin pushtuar sallën e Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›