E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka kuksiane thyen ndasite politike

Një darkë kuksiane për festat e fundvitit ka mënjanuar ndasitë politike
Atë që nuk ka mundur ta bëjë politika dhe ndërkombëtarët e kanë bërë fare mirë këta biznesmenë kuksianë.
Personalitete të politikës, biznesit, figura që kanë shënuar emrin e tyre jo vetëm në zhvillimin e këtij lokaliteti për të gjithë shoqërisë shqiptare në 4 dekadat e fundit, janë mbledhur në këtë darkë festive.

Vetë darka kuksiane është një mesazh i qartë për politikën dhe mënyrën e konceptimit të sfidave të rëndësishme që presin qytetarët në vitin e parë të shekullit të dytë të shtetit shqiptar

Vetëm pak ditë Kukësi ishte kryqëzimi i debateve politike që nga shtimi i popullsisë deri te mandatet për deputetë, dhe në këtë mbrëmje krishlindjesh të gjithë ishin të zhveshur nga ndasitë por edhe nga serioziteti I diktuar nga profesioni që I shohim çdo ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›