E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 vjet nga 12 shtatori i 98-es

Ne oren 11 te paradites si cdo vit qe nga 12 shtatori i lsquo98-es drejtuesit e larte te Partise Demokratike i kane bere homazhe Azem Hajdarit studentit qe udhehoqi levizjen per rrezimin e regjimit komunist dhe nje nder themeluesve te forces se pare opozitare ne vend.

Politkanet e djathte familjaret si dhe mbeshtetesit e Partise Demokratike kane vene kurora e lule ne memorialin e Azem Hajdarit duke shprehur bindjen se historia do te jete e drejte ne percaktimin e rolit te tij aktiv gjate 8 viteve te para te pluralizmit shqiptar.

Pas 12 vjetesh sa me shume te largohemi nga ajo kohe aq me shume rritet dimensioni e vepra e Azem Hajdarit aq me shume merr vlera angazhimi qendresa dhe perkushtimi i tij qe ne fund te fundit i kushtoi jeten. Kane qene falangat e regjimit te vjeter komunist ato qe zgjaten doren dhe u hakmoren ndaj Azem Hajdarit per ate qe ai beri ne lsquo90-en deklaroi deputeti i PD-se Ridvan Bode.

Te njejten bindje ka shprehur edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili ka vizituar si cdo vit familjen e Azem Hajarit duke vleresuar e respektuar individualitetin e tij politik.

Sa me shume kalojne vitet aq me shume e vleresojne figuren e Azem Hajdarit nje njeri me nje shpirt te lire nje demokrat i lindur nje njeri shume luajal ne politike me koleget e tij por edhe nje njeri antikonformist qe do te thote se zeri i tij ishte zeri i nje demokrati te vertete. Figura e tij jam i bindur se me kalimin e viteve gjithmone do te vije duke u ridimensionuar ne kuptimin e zmadhimit real te figures se tij tha presidenti Topi.

Pas 12 vjetesh bashkeshortja e Azemit Fatmira Hajdari duke pare ceshtjen nga pozicioni i gjyqtares beson se drejtesia shqiptare nuk ka vepruar drejt ne gjykimin e dosjes Hajdari. Megjithate zonja Hajdari thote se familja e saj nuk ka ndermend te hape nje proces te ri.

Une sot jam gjyqtare dhe di te gjykoj shume mire ne lidhje me ceshtjen e Azemit. Aty nuk jane marre shume prova dhe shume fakte nuk jane qartesuar saktesisht. Edhe koleget e mi kane qene te detyruar nga politika ne ate kohe. Edhe sot kur bejme diskutime ne lidhje me ceshtjen e Azemit edhe ata vete jane koshiente se te shtyre nga opinioni nderkombetar te shtyre nga politika e asaj kohe ne ato momente kane bere nje zgjidhje momentale. Ceshtja e Azemit nuk eshte zgjidhur. Koha do te zgjidhe gjithcka. Do tia leme kohes tha zonja Hajdari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›