E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet i vdekur inxhinieri i HEC-it të Ashtës

Gjendet i vdekur inxhinieri i hidrocentralit të Ashtës në Shkodër.  Inxhinieri austriak Jozef Shoeg, 53 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në afërsi të hidrocentralit.
 

Sipas policisë, 53-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup dhe nga të dhënat e para rezulton se shtetasi austriak ka vdekur nga shkaqe natyrore.
 

Punonjësi austriak ka humbur jetën pak orë para përurimit të hidrocentralit të Ashtës nga kryeministri Sali Berisha.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›