E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Te drejtat e LGBT jane te drejtat e njeriut Basha Zyre kunder diskriminimit

Ndal dhunës, të drejtat e LGBT janë të drejtat e njeriut. Me këtë moto është zhvilluar seminari i parë rajonal nën kujdesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Seminari është përshëndetur nga sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, nëpërmjet një video-konference.
Ambasadori i SHBA në Shqipëri vlerësoi përpjekjet dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë , Avoktatit të Popullit dhe shoqatave në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT duke shprehur qëndrimin kundër të gjithë atyre që shkelin këto të drejta.

“Shpresoj të përfshiheni në bisedime të sinqerta që të mos përsëritet ajo që 14 vjet më parë ndodhi në Amerikë, ku një njeri u gjet i vdekur vetëm se kishte orientim seksual të ndryshëm. Se gjithçka nis me një deklaratë thelbësore, të drejtat e LGBT, janë të drejtat e njeriut. Dëshiroj të theksoj se kryeministri Berisha ka shprehur qëndrimin e tij ndaj të drejtave të LGBT, nuk është e lehtë, por ndryshimi po vjen. Më herët, kur u tha se do mbahet parada, mediat raportuan gabim paradën e LGBT, ndërkohë disa zyrtarë kërkuan që aktivitetet të ndaloheshin”-u shpreh ambasadori amerikan.

Basha: Bashkia, zyrë kundër diskriminimit
Kryebashkiaku Basha, solli përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit Berisha dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare e cila po bën gjithcka për të forcuar bazat themelore të demokracisë u shpreh qytetari i parë i Tiranës.

“Jemi në kryeqytetin e vendit që njihet për tolerancën dhe mirëkuptimin. Mendojmë se njerëzit pavarësisht bindjeve meritojnë respekt të plotë. Nuk ka pasur raste dhune, por ato përballen me frikën e paragjykimit dhe mungesën të mbështetjes nga ana e shoqërisë. Orientimi dënohej gjatë komunizmit. Qeveria sot ka miratuar një ligj kundër diskriminimit. Në Bashki kam hapur një zyrë kundër diskriminimit që bashkëpunon me Avokatin e Popullit dhe institucione të tjera”-deklaroi kryebashkiaku Basha.

Në këtë konferencë marrin pjesë 17 vende nga rajoni dhe më gjerë, qëllimi i saj është gjenerimi i ideve të reja për t’u përballuar me sfidat që ka ky komunitet jo vetëm ne vendin tonë, por edhe në rajon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›