Rezolute per te forcuar te drejtat e femijeve
Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë viktimë e diskriminimit. Këtë mesazh ka dhënë Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptar” Liri Berisha në konferencën rajonale të zhvilluar në Tiranë mbi të drejtat e fëmijëve. Ajo ka theksuar se ndjehet krenare që fondacioni që ajo drejton ka thyer stigmën ndaj autizmit apo problemeve të tjera shëndetësore, pasi sipas zonjës Berisha ky është hapi i parë për zgjidhjen e çdo problemi që lidhet me fëmijët.
Duke vlerësuar idetë e Janush Korcakut pediatrit e autorit të librave për fëmijë që gjatë luftës së dytë botërore refuzoi lirinë dhe bashkë me 200 fëmijë hebrenj u transferua në kampin e shfarosjes Treblinka, ndikimi i ideve të të cilit mbi kuptimin bashkëkohore të të drejtave të fëmijve ishte dhe objekt I konferencës, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vuri theksin tek ndërgjegjësimi i shoqërise për të bërë gjithçka për fëmijët e sidomos ata pa prindër.
Sipas Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera qeveria e konsideron mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve një detyrim parësor për zhvillimin e e vendit, ecjen përpara drejt integrimit Europian.
Konferenca e organizuar në kryeqytetin shqiptar, të perzgjdhur ndër gjashtë kryeqytete europiane në kuadër të Presidencës shqiptare të Këshillit të Europës do të përmbyllet në një rezolutë për forcimin e mekanizmave institucionalë për të siguruar të drejtat e fëmijëve