E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik ne Lezhe Prefekti mbledh vendoret

Mbarevajtja e sezonit turistik ne Lezhe nuk mund dhe nuk duhet te konceptohet pa perfshirjen e te gjithe institucioneve dhe planeve konkrete per mireorganizimin dhe mirefunksionin e te gjithe ketij akviteti ne zonat turistike. Konkluzionet jane paraqitur nga prefekti i Lezhes Pal Dajci, gjate nje takimi me kreret e njesive vendore bregdetare dhe aktoret e angazhuar gjate ketij sezoni veror.

Kreret vendor te Shengjinit dhe Shenkollit kane paraqitur masat e marra ne funksion te turizmit ne zonat e tyre, duke siguruar se gjithcka eshte gati dhe se po bashkepunohet ngushte me te gjitha institucionet per te garantuar nje sezon te suksesshem.

Autoriteti kombetar i ushqimit, mjedisi, shendetsia, policia dhe ujesjellesi jane institucionet kryesore mbeshtetese per mbarevajtjen e sezonit turistik ne qarkun e lezhes, drejtuesit e te cileve gjate takimit me prefektin Dajci, kane prezantuar masat e deritanishme si dhe problematiken e hasur. Sipas tyre fillimi i ketij sezoni i ka gjetur keto zona turistike me nje pamje tjeter dhe se vijojne angazhimet e tyre ne terren per te siguruar mbarevajtje maksimale te te gjithe sezonit turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›