E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, grabitet me armë kambisti

Shkodër- Një kambist është grabitur në orët e vona të natës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit, kur në mënyrë të befasishme një kambisti i janë grabitur nënë kërcënimin e armës sasia e parave që kishte me vete. Sipas burimeve të policisë, shuma e parave që ai ka denoncuar si të grabitur është rreth 50 milionë lekë.

“Kambisti i grabitur është shtetasi Altin Heqimi, i cili menjeherë pas ngjarjes ka bërë edhe denoncimin në polici”- thonë të njëjtat burime. Sipas tyre, ‘viktima’ nuk i ka njohur personat që e kanë grabitur dhe për pasojë nuk ka mundur të japë dot ndihmë për identifikimin e tyre.

Ai ka deklaruar në polici, se është grabitur ndërsa ka qenë duke u kthyer në banesë. Pas kësaj, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›