E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder helmohen 32 persona

32 persona janë shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës me shenja të dukshme helmimi. Sipas informacioneve pranë spitalit Rajonal te Shkodrës personat në fjalë, të cilët janë shtruar në repartin infektiv të spitalit rajonal të Shkodrës, janë helmuar nga konsumi i ushqimeve.

Temperatura e lartë dhe dhimbje stomaku kane qenë shenjat e para që të helmuarit kanë ndjerë duke ju drejtuar pastaj spitalin.

Personat në fjalë mësohet të kenë qenë në dasmë në një nga lokalet në lagjen “Liria” të Shkodrës. Gjatë natës së mbrëmshme ka qenë e pa mundur marrja e ndonjë informacioni në lidhje me shëndetin e personave pasi mjeku roje nuk ndodhej i pranishëm.

Ndërsa nga ana e familjarëve ka qenë e pa mundur marrja e ndonjë informacioni konkret, si dhe hyrja në repartin e infektivit dhe filmimi i të sëmurëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›