Vlore ekzekutohet emigranti
Një 30 vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri rreth mesnatës se mërkurë . Gladiol Leka, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë. Ka qenë pranë banesës së tij, kur autorët e vrasjes, dy persona që udhëtonin me motor kanë qëlluar me armë në drejtim të 30 vjeçarit. Ai ka marrë 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe i riu është transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Autorët e ngjarjes, të cilët ende s’janë identifikuar, udhëtonin me një motor, dhe pikërisht prej andej i kanë drejtuar armën Lekës, duke e qëlluar për vdekje. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer ekspertizat përkatëse. Blutë kanë marrë në pyetje familjarë dhe miq të viktimës, për të zbardhur motivet e ngjarjes.
Gjithsesi për çështje hetimi nuk jepen detaje, por si pistë kryesore grupi hetimor ka larjen e hesapeve, që mund të lidhet me qëndrimin e të riut në Itali. Hetimet për ngjarjen vijojnë. Sot pritet edhe përgjigja nga balistika për kalibrin dhe llojin specifik të armës së përdorur për vrasjen e 30 vjeçarit, Gladiol Leka. Grupi hetimor ka marrë shumë persona në pyetje, por ende s’ka të shoqëruar për ngjarjen.