Shkoder humb jeten nga korenti 24 vjecari

Në orët e parë të mëngjesit 24 vjeçari Daniel Arra nga fshati Omaraj i komunës Gruemire e rrethit të Shkodrës ka gjetur vdekjen pas një kontakti me energjinë elektrike. Sipas policisë 24 vjeçari ka tentuar të lidhë një kabëll elektrik me transformatorin e fshatit. Në momentin e kontaktit me energjinë elektrike 24 vjeçari nga Shkodra ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe arsyet pse 24-vjeçari ndodhej tek transformatori i fshatit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë viktima donte të vidhte energjinë elektrike në mënyre te paligjshme.