Topalli nga Shkupi Kryefjala jone reforma integrimi dhe bashkepunimi
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në ditën e dytë të vizitës së saj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në parlamentin e Maqedonisë. Ajo është ndalur kryesisht në integrimin e vendeve të Ballkanit, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Shqipërisë në këtë drejtim.
Kryeparlamentarja është shprehur se të dy vendet po bëjnë përpjekje për krijimin e një infrastrukture të përbashkët rajonale, përmes heqjes së gjithë barrierave jo-fizike, të lëvizjes së njerëzve, mallrave e kapitaleve, rritjes së shkëmbimeve, njohjes më mirë të njëri-tjetrit dhe angazhimit të përbashkët në ndryshimin e imazhit të rajonit, për ta bërë atë një treg tërheqës dhe konkurrues.
“Politika jonë e jashtme është e orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të rajonit. Shqipëria është dhe do të mbetet një partner serioz dhe një faktor i rëndësishëm rajonal, që kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të rajonit dhe më gjerë. Ajo inkurajon shqiptarët kudo ku jetojnë në rajon, që të jenë faktor dhe promotor i integrimit euro-atlantik”- deklaroi Topalli.
Ajo theksoi se është shumë i rëndësishëm integrimi i ballaknit në BE si një vatër e zhvillimit ekonomik dhe e hapjes së tregut të punës së këtyre vendeve.
“Pozicionimi aktual si një rajon i rrethuar nga kufij të BE-së, por i paintegruar ende tërësisht në këtë të fundit, do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët. Ndërkohë që perspektiva e Ballkanit si një vatër e re zhvillimi ekonomik dhe tregut të punës do të lehtësonte edhe vetë BE-në nga një sfidë që është sa politike, po aq edhe ekonomike”-theksoi Kryeparlamentarja.
Ndërkaq ajo vlerësoi se gjeopolitika e rajonit është pasuruar gjatë dy dekadave të fundit me realitete të reja politike dhe shtet formuese, duke iu referuar shtetit më të ri të Kosovës, i cili ka shënuar një progres të dukshëm dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, që nga shpallja e pavarësisë.