Sot trevjetori i anetaresimit te Shqiperise ne NATO
Në trevjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, studentë të Akademisë së Politikave Rinore për liderët e rinj janë mbledhur në një konferencë për risitë që ka sjellë, funksionimin dhe format e vendimmarrjes. Në konferencë morën pjesë zëvendësminisitri i Mbrojtjes Ekrem Spahia dhe oficerë të lartë të Forcave të Armatosura.
Grupi i studentëve të politikave rinore, në përbërje të të cilëve kishte përfaqësues të këshillave studentorë, OJF-ve rinore, struktura të instituteve publike dhe sindikatat, bënë pyetje rreth funksionimit dhe rolit të Shqipërisë në kuadër të aleancës së NATO-s.