Shkodër, i rrethon shtëpinë, vretnipin, plagosen 3 familjarë
SHKODËR - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 20:40 në fshatin Vukatanë të Shkodrës nga e cila ka mbetur i vrarë Gjin Murri.
Siç raporton korrespondenti i 'A1 Report" në Shkodër, nga burimet e para policore mësohet se Murri është vrarë nga xhaxhai i tij, Çesk Murri dhe i biri i Çeskut, Nika, njëkohësisht kushëriri i parë i Gjinit.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Gjinit, Aleksi, i cili banonte ngjitur me të vëllanë dhe kur ka dëgjuar çfarë po ndodhte i ka ardhur në ndihmë Gjinit dhe ka qëlluar në drejtim të xhaxhait dhe kushëririt të tij.
Përveç Gjinit që ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy agresorët, Çesku me të birin, Nikën, por edhe Aleksi, të cilët aktualisht të tre gjenden në spitalin e Shkodrës.
Gjini para se të vritej ka telefonuar shërbimin operativ të policisë në Shkodër dhe lajmëroi me fjalët: "Jam i rrethuar", "duan të më vrasin" dhe se "policia duhej të mbërrinte urgjentisht". Kaq ka mundur të thotë.
Por policia ka mbërritur vonë në vendngjarje dhe kanë gjetur aty 1 të vdekur, Gjin Murrin dhe 3 të plagosur, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.
Tashmë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton plotësisht shkaqet e kësaj vrasjeje makabre.
Redaksia online
(mag/ar.sh./shqiptarja.com)