E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollët në protesta kundër qeverisë Rajoy

10-07-2013 / Gazeta 55

Pas publikimit të dokumenteve që implikojnë kryeministrin

Ne rrugët e Madridit protestuesit përcollën nje mesazh te qarte per kryeministrin Mariano Rahoi” te futet ne burg”.
Protesta nisi pas publikimit te disa dokumenteve për përfshirje ne afere korruptive te partisë ne pushtet” partia e popullit”.
“El Mundo” partia e dyte me e madhe ne Spanje, e cila ka luajtur nje rol kyc ne zbulimin edhe te skandaleve te tjera ka publikuar dokumente qe tregojnë kryeministrin dhe politikane te tjerë te kenë pranuar ryshfet gjate aktivitetit te tyre politik.
“Jemi ne nje situate te paqëndrueshme. Po qeverisemi nga nje qeveri kriminele, e mbështetur nga struktura kriminale dhe ne këtë mënyrë po rrethohemi nga nje system i korruptuar qe nuk mund ta durojmë me”.
“Kemi 6 milione te papune, kemi nje ikje massive te trurit, kemi nje tejkalim te njerezve te kualifikuar ne universitete te cilet po largohen”.
Dokumentet e publikuara nga El Mundo tregojne emrin e Mariano Rahoi dhe 2 pagesa qe arrije vleren e 12 mije e 600 euro. Gazeta i ka cuar ceshtjen ne gjykatën e larte.
Aktualisht, Spanja është në recesion ekonomik dhe ka normën më të lartë të papunësisë në Eurozonë pas Greqisë, me 26,6% të forcës aktive dhe mbi 55% e të rinjve që kërkojnë një punë e nuk janë të aftë ta gjejnë atë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›