E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Koplik: PD duhet të nxisë mekanizmin e karrierës në Parti

10-07-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike duhet të nxisë karrierën brenda jetës së saj politike për të shmangur demotivimin e aktivistëve të saj. Kështu deklaroi në Koplik, Sokol Olldashi, gjatë fushatës për zgjedhjen e Kryetari të ri të Partisë Demokratike. Në bashkëbisedim me strukturat e Partisë në Malësinë e Madhe, Olldashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një baze të dhënash për kontributet e militantëve partiakë. “Ne kemi nevojë që strukturën e PD-së ta zhdërvjelltësojmë, tashmë jemi në opozitë. Nuk kemi më strukturë partie dhe strukturë administrate, kemi vetëm strukturat partiake të PD-së. Dhe çdo lëvizje e jona, çdo energji e jona duhet të përqendrohet vetëm në strukturën e PD-së. Por kjo strukturë ka nevojë për disa përmirësime dhe përmirësimi bazik i saj ka të bëjë me inventarin e potencialit njerëzor. Ne kemi nevojë që këtë palcë ta njohim emër për emër dhe ditë për ditë aktiviteti, sepse vetëm në këtë mënyrë, ne mundemi të jemi të drejtë, të dimë cilët anëtarë kemi, çfarë kanë prodhuar dhe si u jemi përgjigjur ne atyre”- tha ai.
Ndërkohë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Vau-Dejës, Sokol Olldashi deklaroi se me një përmirësim solid të strukturave të partisë dhe një aksion të fortë opozitar, Partia Demokratike do të rikthehet forcë e parë politike në vend, në përballjen  e parë elektorale.

Në Pukë dhe Fushë Arrëz. Sokol Olldashi: Të kthejmë besimin e militantëve dhe të aplikohet standardi i përgjegjësisë për rezultatin

Në vijim të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi kandidat për këtë post,  u takua me strukturat politike të PD-së, në Pukë dhe në Fushë- Arrës, nga ku prezantoi platformën e tij për të drejtuar Partinë më të madhe të së djathtës në vend.
Sink Olldashi. Berisha vendosi një mekanizëm përgjegjësie, vendosi një standard të ri në PD. Ne duhet patjetër që këtë standard ta shtrijmë në të gjitha institucionet e PD-së. Nuk mund të ketë më grupe pune të palëvizshëm, nuk mund të ketë deputetë të palëvizshëm, nuk mund të ketë ministra të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetarë degësh të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetar seksioni të palëvizshëm. Secili prej piramidës së Partisë nga I pari , tek më I fundit, duhet të jetë përgjegjës për rezultatin e tij. More rezultat pozitiv, konfirmohesh, more rezultat negative, hap krahun.
Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthejë besimin e militantëve të saj, të cilët sipas tij u lanë në harresë për shkak se trupa politike e PD-së, u përqendrua më shumë në strukturat qeverisëse dhe ato parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›