E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, qeveria e tranzicionit drejt formimit

10-07-2013 / Gazeta 55

Presidenti njoftoi përfshirjen në qeveri edhe të Vëllazërisë Myslimane

Në Egjipt po formësohet dalëngadalë qeveria e re e tranzicionit. Presidenti i përkohshëm Adly Mansur ka njoftuar se do te propozohen ne postet e qeverisë së përkohshme edhe anëtare nga krahu politik i Vëllazërisë Myslimane.
Konsultimet po vazhdojnë mes te gjitha partive, edhe pse zyrtarisht Vëllazëria Myslimane refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme brenda 6 muajve.
Edhe pse tensioni mbetet i larte, hap pas hapi qeveria e tranzicionit po formohet me emërimin e kryeministrit, ekonomistit Hazem el Bablaëi dhe Maohamed el Baradei ne postin e zv/presidentit.
Ndërkohë Emiratet Arabe kane miratuar një pakete ndihme prej 3 miliardë dollarë per Egjiptin.
Egjipti është përfshirë nga trazira vdekjeprurëse, që kur presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike, Morsi, u rrëzua nga pushteti nga një “grusht shteti” i ushtrisë javën e kaluar, teksa protestues pro dhe kundër tij kanë zbritur masivisht nëpër rrugë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›