Nishani: Shqipëria e fshirë nga harta e zezë e drogës
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka vlerësuar me nota pozitive arritjet e Shqipërisë në lidhje me drogën. Këtë vlerësim, ministri Nishani e bëri duke iu referuar Raportit Vjetor të OKB-së, për luftën kundër krimit e drogës, duke lidhur këtë arritje me angazhimin serioz të institucioneve shtetërore dhe me thyerjen e trafiqeve.
Kemi mbërritur në një vend, ku Shqipëria është fshirë nga harta e vendeve që tranzitojnë drogën, nga harta e zezë e drogës. Kjo është zbardhje e faqes për Shqipërinë dhe shqiptarët, që ka të bëjë me angazhimin serioz të institucioneve shtetërore, ka vijuar ministri. Gjatë debatitt të lirë parlamentar, ministri Nishani solli në vëmendje të deputetëve raportin vjetor të OKB-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogave, ku Shqipëria shihet si një vend që ka pësuar ndryshime të mëdha në sjelljen dhe angazhimin e institucioneve të saj në luftën kundër këtyre fenomeneve. Ndërsa në vitin 2005 trafikoheshin nga Shqipëria drogë apo kryheshin trafiqe të tjera me një vlerë prej miliona dollarësh, sot nga këto institucione autoritare vendi ynë konsiderohet si një vend jashtë linjës së trafikut dhe tranzitimit të drogave, nga Azia e Afërme drejt Europës. Kjo ka ardhur nga angazhimet konkrete dhe vullneti i Qeverisë për të luftuar me zero tolerancë krimin e organizuar", u shpreh ministri Nishani.
Kartat e identitetit
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Ministri i Brendshëm, Nishani është ndaluar edhe në procesin e kartave të identitetit, të cilin e ka cilësuar si një ndër proceset më të mira, kjo sipas tij fal regjistrit të ri elektronik. Na është dashur të investojmë shumë për të mbërritur tek ky regjistër, që ka në themel ruajtjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, mbrojtjen, pamundësinë e manipulimit, si dhe çdo lëvizje minimale në këtë regjistër, që lë gjurmë dhe bëhet transparente. Kemi realizuar pastrimin nga të gjitha gabimet, ka theksuar ministri. Duke u ndaluar në listën paraprake të zgjedhjeve, ministri ka theksuar se kjo listë është ndarë në të gjitha komunat e bashkitë, dhe mund të kontrollohen problematikat dhe të korrigjohen problemet me këto lista.