Pas Gërdecit, Berisha tjetër ligj për tregtimin dhe prodhimin e armëve

Qeveria shqiptare duket se nuk ka vënë mend nga tragjedia e Gërdecit. Megjithëse nuk është tharë ende gjaku i viktimave nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie e cila prodhoi fatkeqësinë e Gërdecit, duket se sërish po prodhon një tjetër ligj që rrezikon të risjellë sërish skena të cilat do të jenë produkt i inkompetencës së kësaj qeverie. Tashmë një tjetër paketë ligjore e cila do të japë të drejtën subjekteve private të prodhojnë dhe të tregtojnë armë, duket se po përgatit një tjetër monopol për të pasuruar një grupim të caktuar njerëzish të cilët do të fillojnë të prodhojnë armë në Shqipëri.
E njëjta skemë si me ligjin për prodhimin e tragjedisë së Gërdecit duket se është përdorur edhe në ligjin e prodhimit të armëve. Mesa duket menjëherë pas miratimit të këtij ligji do të kemi edhe firmat të cilat do të prodhojnë dhe do të licencohen për të tregtuar armë, të cilat pa dyshim do të jenë të lidhura me kryeministrin e vendit. Projektet e qeverisë për dhënien e licencave për fabrikat private të demontimit të municioneve dhe për fabrikat e prodhimit të armëve, kanë qenë pjesë e debatit maxhorancë-opozitë në seancën e djeshme parlamentare. Deputeti socialist, Taulant Balla, është shprehur kundër dhënies së këtyr licencave për fabrikat private të armëve. Shqipëria do të fillojë të japë licenca për prodhimin dhe eksportimin e armëve. Po kompania, që vrau bashkë me shtetin a ka pasur licencë për aktivitet, apo licencimi do fillojë pas miratimit të këtij ligji në parlament?, është shprehur deputeti i PS, Taulant Balla. Në lidhje me këtë projektligj, Balla ka theksuar se duhet të tregohet kujdes për licencimin e kompanive që lidhen me armët. Sot miratojmë një ligj dhe i lejojmë kompanive private që ditën që miratohet ky ligj, zoti Ruli i jep leje edhe për prodhim armësh, ka vijuar deputeti i PS. Edhe pse nuk ka kaluar ende një vit nga tragjedia që shkaktoi vdekjen e shqiptarëve, të cilën ai e lidh me pakujdesinë shtetërore, sipas Ballës në Shqipëri nuk mund të prodhohen më armë, për aq kohë sa këto kompani shkaktojnë tragjedi të tilla. Nëse keni biznes në këtë fushë, mund të shkoni të mbroni këtë ligj në ndonjë sallë tjetër. Mos ndoshta ndonjë firmë e tillë do fillojë të prodhojë armë në ndonjë lagje të Tiranës? Në Shqipëri, ky duhet të jetë monopol shtetëror, ka vijuar Balla duke iu drejtuar deputetëve pjesëmarrës. Në fund të fjalës së tij ai ka përmendur dhënien e shumtë të licencave për prodhimin e çimentove, nga ana e ministrit Ruli, që sipas tij vetëm 2 janë në prodhim.
Debati Braçe-Ruli
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Brace ka kërkuar sqarime nga ministri i Ekonomisë Ruli, për këto licenca. Vendimi është që demontimi të kryhet nga dy ndërmarrjet e vetme. Tani, ju doni që këtë ta lini në dorë vetëm të privatëve dhe jo të shtetit? Jepet licencë për import, për qëllime riciklimi apo përdorimi i substancave të caktuara. Dua të dijë, a ndalohet importi i mbeturinave në Shqipëri? Keni vendosur që ta liberalizoni një aktivitet të tillë?, është shprehur Brace. Ndërkohë që ministri Ruli nga ana e tij ka argumentuar se përzgjedhja e kompanive që do të pajisen me licencë është bërë në bazë të standardeve ndërkombëtare. Logjika ka qenë, që të përcaktohen kush janë aktivitetet që duhet të licencohen. Në bazë të rekomandimeve të BE kemi bërë ndryshimet, që të arrihet në 50 licenca bazë për atje ku është e domosdoshme. Ndërsa importi i mbetjeve teknologjike është një licencë, që ka qenë dhe do të ndryshoje prurja e disa lëndëve të para, ka pohuar Ruli. Pavarësisht debateve të shfaqura për këtë projektligj, kuvendi me shumicë votash ka arritur të miratojë pr/ligjin Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
Last Updated on Monday, 23 February 2009 23:31