Pritesit e 1 kg kokaine Se dinim ckishte pakoja
TIRANE - Tre te arrestuarit si pritesit e nje pakoje postare nga Panamaja brenda se ciles u gjend 1 kilogram kokaine u shfajesuan dje tek Krimet e Renda. Nuk e dinim se ckishte brenda ne pako mesohet te jene shprehur te pandehurit perpara gjykates ne seancen e caktimit te mases se sigurise. Por kjo nuk ka bindur gjykaten e cila vendosi lenien e tyre ne arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Ilir Xoxe Arben Uku dhe Ervin Tushe u paraqiten dje para Gjykates per Krimet e Renda. Burime prane gjykates bene te ditur se te pandehurit kane mohuar akuzen e trafikut te narkotikeve. Ata kane pretenduar se nuk kishin dijeni se ckishte brenda ne pakon e ardhur nga kontinenti amerikan. Pasi u njoh me pretendimet e paleve gjykata pranoi kerkesen e perfaqesuesit te akuzes per lenien e te pandehurve ne masen e sigurise arrest me burg. Xoxe Uku dhe Tushe u arrestuan pak dite me pare nga operacioni policor i koduar Motorino. Sipas prokurorise ata ishin pritesit e nje pakoje postare te ardhur me poste te shpejte nga Panamaja Amerika Latine ne Tirane. Po sipas akuzes ne pako ndodhej nje motorino automjeti brenda se ciles ndodhej nje sasi prej 1 kg lende narkotike e llojit kokaine. Mesohet se lenda narkotike eshte zbuluar ne doganen panameze. Aty eshte nisur hetimi dhe brenda saj eshte vendosur nje pajisje elektronike GPS. Ne vijim permes sistemeve satelitore u ndoq itinerarin i saj deri ne momentin e mberritjes ne Tirane.