E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradimi i Rrapos ne SHBA Strasburgu ankohet tek KE

/ /

Ne nje leter derguar zyres se Ardian Vishes avokatit te Almir Rrapos ne Tirane Gjykata e Strasburgut shpreh shqetesimin se vendimi i saj per pezullimin e perkohshem te ekstradimit nuk u zbatua nga Shqiperia. Ne leter i ngarkuari nga z. Jean-Paul Costa president i Gjykates se Strasburgut shkruan se pasi u njoftua per ekstradimin i ka nisur nje kerkese qeverise shqiptare. Ne kete korrespondence Gjykata e Strasburgut kerkon te njihet me cdo dokument qe ka lidhje me transferimin e Almir Rrapos ne SHBA. Strasburgu ka kerkuar te njihet me cdo rrethane te ekstradimit te Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke nenvizuar edhe faktin se nje veprim i tille nga ana e Shqiperise ishte i papritur. Ne letren me te fundit nga gjykata me 18 nentor 2010 qeveria juaj u informua se Presidenti i Seksionit te Katert kishte vendosur te vazhdoje te aplikoje masen e perkohshme thuhet nga Gjykata e Strasburgut referuar vendimit te saj per pezullimin e ekstradimit te Almir Rrapos ne SHBA derisa ceshtja te shkonte ne Gjykaten e Larte. E megjithate qeveria juaj e ekstradoi aplikantin ne Shtetet e Bashkuara me 24 nentor 2010 vazhdon letra e derguar nga Strasburgu. Ne kete dokument i ngarkuari nga Presidenti i Gjykates se Strasburgut shprehet me tej se Presidenti me ka ngarkuar mua ti kerkoj qeverise suaj te informoje Gjykaten mbi rrethanat ne te cilat u krye ekstradimi dhe mbi arsyet perse ju nuk e zbatuat Rregullin 39. Qeveria juaj duhet te paraqese kopje te cdo dokumenti relevant. Ne lidhje me ekstradimin e Rrapos ne SHBA Strasburgu pohon se do te informoje menjehere kryetarin e Komitetit te Ministrave Presidentin e Asamblese Parlamentare Komisionerin per te Drejtat e Njeriut dhe Sekretarin e Pergjithshem i Keshillit te Europes. Almir Rrapo i cili u arrestua me 2 korrik 2010 ne Tirane u ekstradua tri dite me pare ne SHBA. Ai akuzohet nga drejtesia amerikane per vrasje ne vitin 2005 dhe trafik droge armembajtje pa leje dhe pjesemarrje ne organizaten kriminale te vellezerve Krasniqi. Pasi Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane vendosi pro ekstradimit te tij ne SHBA Gjykata e Strasburgut pezulloi ekstradimin por Apeli ne Tirane e la ne fuqi ate. Strasburgu nderhyri perseri duke kerkuar qe ekstradimi te mos behej derisa te jepej vendimi nga Gjykata e Larte. Letra e Strasburgut per avokatin

Ju i konfirmuat kete mengjes Kryesekretarit te Seksionit te Katert se z. Almir Rrapo do te ekstradohej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 24 nentor 2010.
Presidenti i Gjykates Z. Jean-Paul Costa me ka ngarkuar tju shpreh ne emer te tij keqardhjen me te madhe per vendimin e marre nga autoritetet tuaja per te ekstraduar z.Almir Rrapo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes si nje mungese respekti flagrante per masen e perkohshme te Gjykates te miratuar ne Rregullin 39 te Rregullores se Gjykates.
Ne lidhje me kete Presidenti ka theksuar se me 3 nentor 2010 autoritetet tuaja u kujtuan me terma te qarte nga Kryesekretari i Seksionit te Katert se masat ne Rregullin 39 te aplikuara fillimisht me 12 tetor 2010 ishin ende ne fuqi. Vemendja e qeverise suaj eshte terhequr nga fakti se deshtimi i nje Shteti Kontraktues per tu pajtuar me masen ne Rregullin 39 mund te perbeje thyerje te Nenit 34 te Konventes. Per me teper ne letren me te fundit nga Gjykata me 18 nentor 2010 qeveria juaj u informua se Presidenti i Seksionit te Katert kishte vendosur te vazhdoje te aplikoje masen e perkohshme. E megjithate qeveria juaj e ekstradoi aplikantin ne Shtetet e Bashkuara me 24 nentor 2010.
Presidenti me ka ngarkuar mua ti kerkoj qeverise suaj te informoje Gjykaten mbi rrethanat ne te cilat u krye ekstradimi dhe mbi arsyet perse ju nuk e zbatuat Rregullin 39. Qeveria juaj duhet te paraqese kopje te cdo dokumenti relevant.
Presidenti eshte shume i trazuar nga ky zhvillim dhe eshte vecanerisht i shqetesuar mbi nenkuptimin e tij per autoritetin e Gjykates dhe mesazhin e pavend qe u dergon si Shteteve te tjera Kontraktuese qe perballen me masen e Rregullit 39 ashtu edhe aplikanteve dhe potencialeve per aplikante te rrezikuar nga ekstradimi apo debimi ne vende ku ata perballen me rrezikun e shkeljes se te drejtave te tyre nen Nenin 2 dhe 3 te Konventes. Si tregues per seriozitetin me te cilin ai e sheh kthesen qe moren ngjarjet Presidenti ka kerkuar qe te informohen menjehere Kryetari i Komitetit te Ministrave Presidenti i Asamblese Parlamentare Komisioneri per te Drejtat e Njeriut dhe Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes.
Do ti dergoj nje kopje te kesaj korrespondence perfaqesuesit te aplikantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›