Zgjidhja për Mitrovicën: "Qytet me dy komuna"
PRISHTINE-Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në një intervistë për BBC-në është deklaruar se zgjidhja e problemit të veriut të Kosovës nuk mund të bëhet as përmes shkëputjes së asaj pjese dhe, as përmes dhënies së një autonomie të gjerë për Mitrovicën.
Pakoja e Ahtisarit që propozon integrimin e Mitrovicës përmes modelit 'një qytet me dy komuna', sipas ministrit Ferati, është zgjidhja e vetme për këtë problem.
Ai tha se në veri të Mitrovicës me shumicë serbe ka një deficit shumë të madh të sundimit të ligjit, ndërsa gjendjen atje e përshkroi si të tensionuar.
Por, kreu i ministrisë së pushtetit lokal shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve për komunën e re të Mitrovicës Veriore, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.
(d.b/BalkanWeb)