Schilling: Serbia fajtori kryesor për luftën dhe të keqen në Ballkan
BERLIN-Ish-ministri gjerman dhe përfaqësuesi i lartë i Bosnjës Christian Schwarz-Schilling tregon me gisht Serbinë si fajtore të ecurive negativë në Rajon.
Në një intervistë për programin boshnjak të Deusche Welles ish-ministri gjerman dhe përfaqësuesi i lartë i Bosnjës Christian Schwarz-Schilling sqaron përse ai sheh te Serbia fajtorin kryesor për ecurinë negative në rajon
Në një tekst autorial të botuar në gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung" Christian Schwarz-Schilling, kritikon Serbinë për rolin e saj rreth ngjarjeve në Ballkan. I pyetur nga korrespodentja e programit boshnjak të Deutsche Welles në Berlin, Selma Filipovic se si është e mundur që vetëm Serbia të jetë fajtore për gjithë të këqijat që ndodhin në Ballkanin Perendimor, ai sqaron:
“Edhe Kroacia në një masë të mirë i ka kontribuar luftës në Bosnje Hercegovinë", është përgjigjur Schwarz-Schilling, për të shtuar menjëherë se faktet historike megjithatë tregojnë se luftën e inicioi Sllobodan Milloshevici, ngaqë nuk lejoi pavarësimin e republikave të atëhershme jugosllave.
Serbët morën armatimin e Armatës Popullore të Jugosllavisë së Titos për të futur në kontroll territore të Kroacisë dhe Bosnje-Herecegovinës. Përleshjet luftarake të cilat kanë ndodhur më vonë në Bosnje Hercegovinë, janë dakorduar pastaj edhe në mes të Tugjmanit dhe Millosheviqit, për çka një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Kroacisë - vlerëson Christian Schwarz-Schilling. Megjithatë, Serbia deri tani nuk i ka pranuar rezultatet e pasluftës, sepse nuk dëshiron të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe e mbështet politikën e presidentit të qeverisë së Republikës Serbe, Milorad Dodik", komenton diplomati gjerman.
"Serbia i ofron ndihmë të vazhdueshme Dodikut, i cili është i njohur për deklaratat e llojit 'Sarajeva nuk është vendi im' apo 'Sarajeva është Teheran'. Ai hap përfaqësitë e tij konsullore nëpër botë dhe sillet si shef shteti. Serbia e pengon edhe përparimin e Kosovës, sepse në mënyrë të vazhdueshme e vë në dyshim statusin e saj. Si pasojë, Kosova edhe me tej nuk mund të lidhë marrëveshje me organizata ndërkombtare,“ thotë Schwarz-Schilling.
Për frenimin e përparimit të Ballkanit, Shwarc-Shiling fajëson kryesisht Serbinë. Populli i Serbisë e ka kuptuar kaherë se Kosova s´do t´i kthehet prapa kurrë më dhe as Republika Serbe nuk do t´i bashkangjitet Serbisë, ashtu siç ishte menduar në fillim të viteve nëntëdhjetë.
Megjithatë për luftërat e përgjakshme dhe stanjacionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Schilling fajëson edhe Evropën e veçanërisht Gjermaninë.
"Gjermania, duke qenë më e afërta gjeografikisht dhe njëkohësisht, vendi më i rëndësishëm i Evropës Qendrore, është dashur të tregojë vullnet politik dhe krizën jugosllave ta vërë në pikën e parë të rendit të ditës. Megjithatë, Gjermania lidhur me këtë çështje nuk ka qenë aktive as në Bashkimin Evropian e as në NATO. Ata besonin se intervenimi i Gjermanisë në NATO do të binte ndesh me kushtetutën. Ndërsa, kur pas tri vitesh Gjykata Kushtetutese e Gjermanisë konfirmoi se intervenimi i NATO-s nuk binte ndesh me kushtetutën, atëherë veç ishte bërë vonë,“ thotë Christian Schwarz-Schilling ne intervisten per Deusche Welles.
(d.b/BalkanWeb)