Autopsia: Rajmonda Zefi është mbytur

Rajmonda Zefi ka gjetur vdekjen nga asfiksia, pasi është shtrënguar në fyt. Këto janë te paktën rezultatet e para që mjekët ligjorë kanë nxjerrë nga autopsia që i është bërë 30-vjeçares shqiptare, e cila u vra nga bashkëshorti italian mëngjesin e 31 dhjetorit. Sipas mediave, autopsia ka zgjatur 6 orë dhe mjekët ligjorë kanë konstatuar plagë në fyt të shkaktuara nga manovra shtrëngimi si dhe plagë të tjera në kokë, qe mendohet se mund te jene shkaktuar nga rrëzimi. Sipas bashkëshortit te saj italian, Francesko Kuinci, i cili akuzohet për vrasje me dashje, Rajmonda ka humbur jetën duke rene nga shkallet, por rezultatet e para te autopsisë saktësojnë se shkak për një rrëzim te mundshëm mund te jete bere agresiviteti i italianit, qe e ka kapur atë nga fyti. Nëna e dy fëmijëve u zhduk më 31 dhjetor nga banesa e saj në Stiava të qytetit Luka në Itali, dhe trupi i saj u gjet më 8 janar i hedhur në një pyll 30 km larg banesës, vetëm pasi 36-vjeçari italian kishte pranuar ne polici se ajo nuk ishte larguar nga shtëpia, por kishte rene aksidentalisht nga shkallet.
Shpërndaje