Policia "zbarkon" në Durrës

Aksioni me i fundit i policisë, i cili synon parandalimin e ngjarjeve kriminale, pas Fierit e Vlorës ka vijuar edhe ne Durrës. Dhjetëra te rinj janë shoqëruar me force ne komisarit ku kane qëndruar për disa ore. Ne mesnate forcave te policisë se Durrësit u janë bashkuar edhe ato renea, duke zbarkuar neper lokale, restorante e qendra interneti. Kontrolle janë kryer edhe ne shtëpi, çka ka terrorizuar banoret. 80 te rinj kane përfunduar ne ambientet e komisariatit, por pas verifikimit ka rezultuar se vetëm 10 prej tyre kane qene persona ne kërkim. Por megjithë reagimet e qytetareve policia i ka justifikuar kontrollet si një plan masash për rritjen e sigurisë ne komunitet Ish-drejtues te policisë e quajnë te papranueshme këtë metode, për policinë e vitit 2011. Sipas Pjerin Ndreut e gjitha kjo ndodh si reagim ndaj shtimit te kriminalitetit ne vend. Policia raporton se gjate këtyre ditëve është bere e mundur kapja e 55 personave te akuzuar për krime te ndryshme, si dhe 23 persona te shpallur ne kërkim. Por, ndërkohë kontrollet ne Fier e Vlorë shkaktuan edhe reagimin e ashpër te familjareve ata protestuan para dyerve te komisariatit, duke akuzuar policinë se ka ushtruar dhune ndaj te shoqëruarve, mes te cilëve edhe fëmijë.
Shpërndaje