E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra refuzon Murinjon: Dua të qëndroj te Milani

Zllatan Ibrahimoviç ka reaguar sot pas thirrjes së bërë nga Zhoze Murinjo për të shkuar në Madrid. 

Suedezi, e ka falënderuar ish-teknikun e tij tek Interi, ndërsa i ka shprehur besnikëri Milanit. “Nëse ndjehesh mirë në një vend, duhet të qëndrosh, - deklaroi Ibrahimoviç. – Unë ndjehem mirë te Milani dhe dua të qëndroj këtu. Nuk kam pse kërkoj më shumë, ndjehem si vera që sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem. 

Guardiola te Milani? Edhe nëse vjen ai, nuk kam arsye përse të largohem”, shtoi suedezi. 
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›