E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e kambistit gjykata e Fierit Burg pa afat autorit

Burg pa afat ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Fier për autorin e vrasjes së kambistit 55-vjeçar Ethem Spahia të dielën në mbrëmje. 25-vjecari Dilaver Adushi akuzohet për vrasje me paramendim ndërkohë që pala mbrojtëse kërkoi vlerësimin e gjendjes së tij psiqike.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së bërë nga vetë i pandehuri. Pas vrasjes Dilaver Adushi u lokalizua menjëherë nga policia dhe gjatë rrethimit tentoi të vetvritej për t’u dorëzuar pas 40 minutash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›