E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorë për 45 ditë,Genti Bejko projekt për talentet e rinj

Dymbëdhjetë aktorë kryesisht të sapodiplomuar janë bërë pjesë e një projekti të ri të iniciuar nga regjizori Genti Bejko.

Ky projekt ndryshe, konsiston në improvizimin e aktorëve të situata, rrethana apo edhe personazhe, në 45 ditë. Ky projekt do të finalizohet me një komedi të cilët fituesit do të vënë në sallën Shekspir të teatrit Metropol, në datë 15 shtator. Regjizori Genti Bejko u shpreh se qëllimi është zbulimi i aktorëve të rinj.
 

Kjo përvojë e ka zanafillën tek fillimet e Comedia del arte. E gjitha kjo bëhet që aktorët të hyjnë më shumë në brëndësi të aktrimit, të zbulojnë aftësitë e tyre në zhanret si, spektaklet televizive, në seriale apo edhe komedinë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›