E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare me stil shqiptari, bind Hernanes



Lacio dhe San Paolo janë një hap marrëveshjes për transferimin e Hernanesit në Itali. Takimi midis drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare dhe presidentit Juvenal, duket se i ka dhënë frytet e tij. Klubi brazilian ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh nga Lacio. Tani mbeten të përcaktohen vetëm detajet e angazhimit të mesfushorit. Mesfushori kosovar Valon Behrami do të ishte i kënaqur po t'i bashkohej skuadrës së njohur italiane Roma. Behrami nuk do ta kishte problem të arrinte marrëveshje me Romën, nëse kjo skuadër arrin marrëveshje me Uest Hemi, shkruan "Neës-Roma" të premten. Roma e Uest Hemi janë duke e shqyrtuar mundësinë për një ndërrim mes Behramit dhe portierit brazilian Alexander Doni. Po ashtu skuadra romane do t'i ofronte Uest Hamit edhe para në këtë shkëmbim. Behrami iu bashku Uest Hamit nga skuadra tjetër romane, Lazio, në korrik të vitit 2008. Ai nga Lazio u largua katër muaj pasi që kishte shënuar golin e fitores në derbin kundër Romës, që ia shoi njëherësh edhe shpresat për titull kësaj skuadre. Por, me gjithë pritjet që mund të kishte nga tifozët e Romës, prapë Behrami do të ishte i kënaqur të kalonte te të "kuqtë". Drejtori i Romës, Daniele Prade, ditë më parë bëri të ditur se Roma nuk e ka ndërmend të bëjë ofertë për Behramin, mirëpo burimet e afërta me krerët e kësaj skuadre kanë thënë për "Neës-Roma" se bisedimet janë duke vazhduar. Madje, thuhet se mesfushori i djathtë kosovar ka arritur marrëveshje personale me Romën. Ai pritet të firmosë kontratë trevjeçare dhe do të fitojë nga 1.5 milionë euro në vit.

Superkupa e Shqipërisë, më 15 gusht

Starton sezoni i ri futbollistik Sezoni i ri futbollistik, do të nisë më 15 gusht me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Si në çdo pragsezoni, është ky aktivitet, i pari në kalendarin e eventeve që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Dinamo, ekipi kampion i edicionit 2009-2010, do të luajë kundër Besës së Kavajës, fitueses së Kupës së Shqipërisë.

2 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›