Disa receta për një lëkurë të shëndetshme
Keni probleme me lëkurën, e ndjeni të ashpër, të pahidratuar dhe megjithëse i keni provuar të gjitha nuk keni arritur të keni sukses? Mjekët ju kanë këshilluar të përdorni metoda natyrale, sepse janë më të efektshme dhe më të lehta për t’u aplikuar? Gratë e Egjiptit të Lashtë dhe Kinës krenoheshin me lëkurën e tyre të lëmuar dhe të butë. Sekreti i tyre ishte përdorimi i metodave tradicionale, 100% natyrale. Kështu, egjiptianet përdornin argjilën, që fatkeqësisht këtu te ne ende nuk i njihen mirë efektet, mjaltin dhe qumështin. Një përzierje kjo, që siguronte ushqimin e lëkurës dhe eliminimin e rrudhave dhe problemeve të tjera. Ndërsa kinezet, kanë përdorur banjat me çaj jeshil, atë që njohim si çaj mali”, thotë Azem Nela, mjek popullor. Sipas tij, përdorimi i metodave tradicionale, popullore janë më të efektshme se kremrat apo solucionet e ndryshme, sepse të parat garantojnë freskinë e bimës dhe sigurisht suksesin. Në fund të fundit duhet të kuptohet se si për gjithçka dhe për fytyrën, është më mirë nëse përdoret diçka që siguron origjinalitet, sepse sado që diçka të arrihet të përpunohet mirë, nuk mund të ketë kurrë efektin e origjinalit”, nënvizon mjeku. Sipas tij, recetat më të mira që mund të lëshohen për trajtimin e tipave të ndryshme të lëkurës janë ato që garantojnë në përbërjen e tyre: mjaltin natyral, por gjithmonë i tretur, rozmarinën, qumështin, kamomilin, çajin e blirit, çajin jeshil, vajin e ullirit dhe argjila.
Si të njihni lëkurën tuaj
Shkoni te dermatologu, i cili me kontrollim do të vërtetojë lagështinë e lëkurës, tajitjen e sebumit, thartirën e lëkurës, elasticitetin, tendosjen.
• E thatë: Për shkak të mungesës së ujit (dehidrimit) dhe tajitjes së pamjaftueshme të sebumit, lëkura është e hollë, e ndjeshme, lehtë ngacmohet dhe qërohet. Shumë lehtë reagon në ndikime të jashtme. Është e hollë, skuqet lehtë.
• E yndyrshme: është me shkëlqim dhe e yndyrshme në prekje. Është e ndjeshme ndaj infeksioneve dhe përtëritet ngadalë.
• E kombinuar: Disa pjesë të fytyrës (balli, mjekra) janë të yndyrshme, ndërsa pjesët e tjera (faqet dhe lëkura rreth syve) janë të thata.
• E ndjeshme: I nënshtrohet skuqjes, ka kapilarë të zgjeruar, të cilët në faqe ose në mollëza krijojnë një lloj rrjete në ngjyrë vjollcë. Është e shpeshtë te personat emotivë, të cilët kanë kapilarë të ndjeshëm.
Si të freskohemi pa dëmtuar shëndetin
Infeksionet e frymëmarrjes, dhimbja e fytit, ftohja, por edhe dhimbjet në muskuj: Këto janë shqetësimet më të shpeshta të shkaktuara nga ekspozimi, në një distancë më pak se dy metra me ajrin e kondicionuar. Kjo mbështetet nga imunologu Francesco Lefoche, drejtor në Day-hospital di Infettivologia del Policlinico Umberto I° në Romë. Përdorimi i kondicionerit duhet të bëhet me kujdesin më të madh dhe zgjuarsi- shpjegon eksperti- mbi të gjitha duhet pasur parasysh mirëmbajtja optimale e filtrave dhe kontrolli konstant i ujit për të parandaluar zhvillimin dhe përhapjen e bakterit legionela”. Ndaj, – thekson dr Lefoche, – distanca nga kondicioneri nuk duhet të jetë më pak se dy metra, si dhe temperatura nga mjedisi i jashtëm nuk duhet ti kalojë më shumë se tre gradë.” Sipas Lefoche, një përdorim i zgjuar i kondicionerit mund të realizojë dëshirën për freskim, pa shkaktuar asnjë shqetësim për shëndetin. Është e rëndësishme mirëmbajtja e filtrit dhe monitorimi i ujit, sepse kondicioneri është një vend ideal për bakterin legionela, i cili nga mirëmbajtja e ulët dhe uji i ndenjur përhapet në ambient”, përfundon eksperti.
Bark i sheshtë? Ja rregullat
Një histori që përsëritet çdo mëngjes duke mbajtur frymën për të mbyllur zinxhirin e pantallonave. Problemi qëndron te fryrja e barkut. Por cilat janë shkaqet? Ndër arsyet më të zakonshme janë dietat e gabuara: shpërdorim të yndyrës, ushqimeve të skuqura, sodës dhe sheqerit, por edhe alkooli, si dhe mënyra e të ngrënit shpejt, duke futur një sasi të madhe të ajrit bashkë me ushqimin. Toleranca me ushqimin: Në këtë rast është e nevojshme të identifikohen ushqimi ose ushqimet që janë të vështira për ju, për të absorbuar. Pyetni mjekun tuaj, do të këshillojë në bazë testeve më të përshtatshme se cilat janë ushqimet që shkaktojnë fyerjen e barkut. Çrregullimi i zorrëve: Një ndër mjetet kundër kapsllëkut është përfshirja në dietë e sasive të mëdha të ujit dhe të fibrave që gjenden në fruta dhe perime. Në raste kritike, mjeku mund të rekomandojë mjekimin më të përshtatshëm. Ajri në stomak: Marrja e ushqimeve të caktuara mund të përcaktojë praninë e gazrave në zorrë, por në mjekësinë bimore janë produkte natyrore në shitje të ndryshme që ndihmojnë përthithjen dhe eliminimin e gazrave. Mungesa e lëvizjes: muskujt e barkut duhet, si të tjerët, të jenë në një aktivitet të rregullt fizik që lejon tonifikimin e tyre. Pirja e duhanit: Në këtë rast, duhani prodhon enjtje të barkut, sepse ai bën të mundur hyrjen e ajrit në stomak dhe aktivizon prodhimin e lëngjeve të stomakut pa qenë nevoja. Ndër shkaqet e tjera të një barku të fryrë është edhe stresi, i cili në mënyrë të paevitueshme prodhon çrregullimeve në trup. Ndaj gjeni kohë për t'u kujdesur për veten dhe për të evituar minutat tuaja stresante në mëngjes kur vishnin fundet apo pantallonat.
Dehidratimi, kur ndodh në organizëm
Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihmë. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.
Ujë i pamjaftueshëm
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
Probleme tretjeje
Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
Ngadalësim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) në trup
Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
Kapsllëk të përhershëm
2 Gusht 2010