E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordani: Gjykohet në mungesë karikaturisti Vetergard

Një gjykatë e Jordanisë sot ka nisur gjykimin në mungesë, të artistit danez, Kurt Vestergard i cili është paditur për blasfemi rreth karikaturave kontraverse të Profetit Muhamed.

Gjykata e ka thirrur Vestergardin në daten 14 prill pasi e ka akuzuar atë për “kryerjen e krimit të blasfemisë” duke e vizatuar Profetin Muhamed me një bombë në kokë.

Tre vjet më parë, 17 gazeta daneze kanë publikuar karikaturën e cila për herë të parë është publikuar në vitin 2005, duke nxitur kështu protesta të dhunshme në të gjithë botën myslimane, përfshi edhe te Jordanisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›