E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina përplas motorrin, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa motorri me të cilin udhëtonte është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12.45, në lagjen "Tom Kola", të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur, tek kryqëzimi i shkollës Pyjore, ku automjeti tip Benz me targa MA 0406 B, me drejtues shtetasin Fran Rrukaj, 60 vjeç është përplasur me një motor tip Suzuki, me targa SH 227 E, që drejtohej nga shtetasi Frenkin Arra, vjeç 22, banues në lagjen "Skënderbeg", Shkodër.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi Frenkin Arra, si dhe është dëmtuar, shtetasi N.G., 20 vjeç, banues në lagjen "3 Herojtë", Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjen në motorin në fjalë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin rajonal, pa rrezik për jetën.

Forcat e policisë, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit shtetasit Fran Rrukaj dhe materialet në ngarkim të tij I kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›