E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhen gjyqtarët për deputeten Felaj dhe zv.ministrin Beqiraj

Gjykata e Lartë ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e gjyqtarëve që do të gjykojnë deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj dhe Arjan Çukaj si dhe zv.ministrin e Ekonomisë Leonard Beqiraj.
Felaj dhe Çukaj, do të gjykohen për “Shpifje”, ndërsa trupa e tyre gjyqësore e përzgjedhur nga shorti do të përbëhet nga gjyqtarët:

1. Majlinda Andrea, Relator i Çështjes
2. Andi Çeliku
3. Fatos Lulo
4. Ardian Nuni
5. Besnik Imeraj

Ndërkohë çështja e zv.ministrit të Ekonomisë Leonard Beqiraj ka në thelb të saj, shfuqizimin e vendimit të datës 10.03.2011 të Prokurorisë së Përgjithshme.
Trupa e gjyqtarëve që do të merren me çështjen e Beqiraj do të përbëhet nga gjyqtarët e mëposhtëm:

1. Arjana Fullani, Relator i Çështjes
2. Mirela Fana
3.Ardian Nuni
4.Evelina Qirjako
5.Gani Dizdari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›