Berisha në Devoll: Investimet do e kthejnë në destinacion turistik
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha vijoi të dielen paradite takimet elektorale në bashkinë e Bilishtit në juglindje të vendit, ku premtoi se në katër vitet që vijnë investimët në këtë bashki dhe në gjithë rrethin e Devollit do të shumëfishohen, për ta kthyer këtë zonë në një destinacion turistik.
Kryeministri Berisha prezantoi Valter Mizën si kandidatin e koalicionit "Aleanca për qytetarin" për bashkinë e Bilishtit. "Në vetëm 5 vite, kemi asfaltuar rreth 8 mijë km rrugë në katër anët e vendit. U ndërtua autostrada Korçë- Qafë Plloçë, po vijojnë punimet në aksin, Qafë Plloçë- Qukës si dhe do të nisin punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan", tha kreu i qeverisë.
Berisha u angazhua për të nxitur bizneset vendase dhe të huaja për investime në këtë zonë, që sipas tij, zë një vend të rëndësishëm në tregun bujqësor në Shqipëri.
Korça dhe Devolli turistik, tha Berisha, është objektivi madhor i kësaj qeverie. "Ndaj dhe këto kater vite që vijnë të gjitha zonat turistike nga Liqenasi në Voskopojë do të kenë një infrastrukturë të kompletuar", premtoi Kryeministri, i cili në këtë drejtim cilësoi fillimin e punës për ndërtimin e unazës së qytetit, si një projekt i rëndësishëm. i cili bënë që ky vend i mrekullueshëm të ketë mundësi të mëdha turistike në të gjitha anët e tij.
Berisha ftoi fermerët e kësaj zone të 4-fishojnë sipërfaqet e mbjella me pemë frutore, ndërsa i siguroi ata për subvencion të plotë nga qeveria.
Kryeministri renditi disa nga arritjet e qeverisë që drejton si anëtarësimin në NATO, liberializimin e vizave apo dhe rritjen e pagave dhe pensioneve, që siç u shpreh, kanë qënë sfida të cilat u bënë realitet. "Jemi krenarë me punën që kemi bërë dhe arritjet që kemi realizuar. Vite më parë ishim shtet i shkeputur nga bota, sot jemi anatar i NATO-s dhe levizim në të gjitha vendet e Europës. Sot jemi destinacioni kryesor turistik i planetit", tha kreu i qeverisë.
Falë reformave, vijoi Berisha, ia dolëm që ekonominë shqiptare të falimentuar ta shnderrojmë në ekonominë e vogël më entuziaste dhe vibrante në kontinent. Ai garantoi rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve edhe në vitet që vijnë.
"Alternativa jonë ka në epiqender qytetarët shqiptarë, ndaj është rasti që devollinjëtë të bashkohen në alternativën tonë", tha Kryeministri.
Duke iu referuar sloganeve të selisë rozë, Berisha tha se alternativa "fajin e ka Saliu" apo" rruga e vetmisë" janë përpjekjet e jashtëzakonshme për të shkelmuar votën e qytetarit dhe për të bllokuar çdo projekt në interes të qytetarëve shqiptarë. "Ato janë fundi i ri i Ramës", tha ndër të tjera Berisha.
(d.b/BalkanWeb)