E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama, në Hungari për luftën kundër korrupsionit

Tiranë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ishte pjesëmarrëse për dy ditë në konferencën e Rrjetit të pikave të Kontaktit të BE-së kundër Korrupsionit, që u zhvillua në Budapest në datat 13- 14 prill 2011. Kjo konferencë që organizohet nga Hungaria, e cila ka presidencën e Këshillit të BE-së, pati si objektiv diskutimin, përkufizimin dhe deklarimin e standardeve europiane kundër korrupsionit, duke prodhuar në këtë mënyrë një platformë të përbashkët në përgatitjen e parimeve të shkruara. “Adoptimi i standardeve europiane kundër korrupsionit, si pavarësia, autonomia financiare dhe operacionale, integriteti, transparenca, përgjegjësia, legjitimiteti, paanshmëria etj., tërheqin vëmendjen mbi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe për rreziqet që sfidojnë punën e institucioneve kundër korrupsionit. Punimet e kësaj konference vijojnë progresin e arritur deri më tani nga grupet e punës së EPAC/EANC, dhe rezoluta e miratuar në të do t’i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme në Nëntor 2011”, njoftoi dje zyrtarisht zyra e Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me këtë konferencë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›