E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderat e veshjeve te policise, Apeli le ne burg 3 zyrtaret e akuzuar

Tirane- Gjykata e Apelit ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per 3 zyrtaret e akuzuar per praktikat e ndjekura, ne tenderin qe zhvillohej per veshmbathjet dhe uniformat e personelit te Ministrise se Brendshme. Togat e zeza vendosen dje masen e sigurise "arrest me burg" per Bujar Muratin, me detyre drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Prokurimeve te Perqendruara prane Ministrise se Brendshme, Redi Popeskun, specialist ne Ministrine e Integrimit dhe Tahir Imamin, shef i Programimit te Prokurimeve ne Garden e Republikes. Ndersa per biznesmenet Artan Berberin dhe Agur Sadikun, eshte vendosur masa e sigurise "arrest shtepie". Nderkohe qe po kjo gjykate, vendosi masen e sigurise "detyrim paraqitje" per biznesmenin tjeter Jani Gjergjefi. Gjate seances se djeshme per revokimin e mases se sigurise, mbrojtesit i kerkuan gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute, sesa ajo e caktuar nga Gjykata e Shkalles se Pare. Nderkohe akuza kerkoi lenien ne fuqi te mases, pasi nuk kane ndryshuar kushtet ndaj te pandehurve. Gjashte te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per abuzime me tenderin e veshjeve ne Ministrine e Brendshme. Shuma financiare e abuzimit arrin shifren totale prej rreth 125 mije euro, shume kjo qe eshte dhene nen dore, per te fituar tenderin me vlere prej 175.034.194 leke. Hetimet ndaj te pandehurve nisen 4 muaj me pare nga Prokuroria e Tiranes.
Hetimet
Nga hetimet e kryera nga Njesia e Task-Force, rezulton se te pandehurit kane kryer veprime korruptive, ku tre zyrtaret Murati, Popesku dhe Imami, kane favorizuar e perzgjedhur disa subjekte tregtare, per t'i klasifikuar fitues ne procedurat e prokurimit te dates 09.09.2009, te cilat i kerkonin ryshfet nga 5% deri ne 10% te vleres se limitit te prokurimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›