Avioni ben ulje te detyrueshme, 70 minuta fluturon mbi Rinas
Tirane-Vetem 4 dite pas incidentit ajror me avionin e linjes Tirane-Bolonja, nje tjeter avion i kompanise "Albania Airlines", nuk ka shkuar ne destinacionin e nisur. Avioni i linjes Tirane -Torino, pasi ka fluturuar per rreth 70 minuta ne ajer, ka bere ulje te detyruar ne Rinas. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te nje defekti, qe eshte konstatuar nga pilotet 30 minuta pas ngritjes nga pista, nderkohe qe ka qendruar edhe 40 minuta te tjera ne ajer, pasi ka konsumuar te gjithe karburantin. Pasagjeret kane pohuar se fluturimi i tyre ishte programuar te kryhej ne oren 13.55, por avioni eshte nisur 2 ore me vone se ky orar. Ne avionin e linjes Tirane-Torino, ishin imbarkuar 100 pasagjere, te cilet kane zbritur te gjithe shendoshe e mire. Pasagjeret kane kerkuar nga kompania nje avion tjeter per te vazhduar udhetimin. Nje tjeter avion i linjes ajrore "Albania Airlines", nuk shkoi ne destinacion diten e diel. Teksa ishte nisur nga Rinasi drejt Bolonjes, pilotet kane ndryshuar drejtim duke i transportuar 110 pasagjeret ne bord ne Bratislave te Sllovakise. Ende nuk jane dhene shpjegimet zyrtare nga autoritetet sllovake per kete veprim te piloteve, per te cilet u tha se vepruan ne kete menyre me pretendimin se nuk kishin marre rrogat. Pasagjeret e ketij avioni, u transportuan nje dite me vone per ne Bolonja. Ky avion ishte marre me qera nga kompania shqiptare tek nje kompani sllovake. Per kete ceshtje autoritetet sllovake kane nisur hetimet perkatese.