Reagimet për raportin e Marty-t
Ndërkohë qe ndërkombëtaret kërkojnë provat nga Dick Marty-t për akuzat e ngritura për trafik organesh armesh e lendesh narkotike, ne Kosovë e Serbi vijojnë reagimet pro dhe kundër këtij raporti. Në një interviste për mediat vendase ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga emrat e përfolur ne këtë dokument e cilëson raportin e tij si një pamflet shpifës dhe antishqiptar, i cili është gatuar ne kuzhinën e Serbisë. Syla, i cili është dhe një nga emrat me te lakuar ne CD e famshme te ish-shik-sit Nazim Bllaca, ku akuzohet se ka dhënë urdhra për disa vrasje dhe shantazhe ne Kosovë, thotë se akuzat e Dick Marty-t fyejnë SHBA-të, NATO-n dhe te gjithë diplomacinë evropiane. Ndërkaq reagime ka patur edhe nga pala serbe te cilët përveç hetimit ndaj kryeministrit Thaçi, kërkojnë hetim edhe për shefin e atëhershëm te UNMIK-ut, Soren Jensen Petersen, si te përfshirë ne këtë histori. Ministri serb për bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, Rasim Ljajic, i ka dërguar një letër kryeprokurorit te gjykatës për krime lufte, Serzh Bramerz, ku i kërkon nisjen e menjëhershme te hetimeve edhe për rolin dhe qëndrimet e UNMIK-ut ne këtë trafik.
Shpërndaje