E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nis shkulja e monumentit të 5 Heronjve të Vigut

Monumenti i "5 Heronjve të Vigut"

Shkodër, 31 Janar, 14:25, NOA - Monumenti i "5 Heronjve të Vigut", që prej më shumë se, 20 vitesh i ka dhëne emrin një prej shesheve kryesore të Shkodrës, është zhvendosur sot për në Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe do te jete vendi i ri i monumentit.

Siç njofton bashkëpunëtori i agjencisë NOA në Shkodër, vendimi për zhvendosjen e monumentit është marre që tre muaj më parë nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, me votat e këshilltarëve të djathtë dhe kundërshtimin e të majtëve.

Zhvendosja e monumentet, sipas vendimit të Bashkisë Shkodër, bëhet me qëllim zbatimin e planit urbanistik të qytetit.

Sipas këtij plani në rreth rrotullimin ku deri sot qëndronte monumenti i “5 Heronjve të Vigut” do të ndërtohet një shatërvan si dhe një orë diellore.

Propozimi për ndryshimin e pamjes së qendrës së Shkodrës u be nga ekspertët e urbanistikes në kuadër të zbatimit të planit të qendrës së qytetit verior, plan ky i miratuar nga KRTRSH-ja.

r.d/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›