Shpërthen gazi, digjet pronari i karburantit

Durrës, 31 janar, 09:50, NOA - Në mjediset e karburant (SL-OIL) në Durrës, pronari i tij Vullnet Kotorri i moshës 40 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë po kryente pastrimin e një depozite metalike që shërben për mbajtjen e gazit kur u gjend i përfshirë nga flakët.
Kjo pasi në momentin kur po pastronte pjesën e brendshme në të cilat kishte ende mbetje gazi, ka ndodhur një shpërthim jo në përmasa të mëdha që të krijonte rrezik për mjedisin, por ama i ka shkaktuar shumë dëme atij.
Ai është dërguar për mjekim në repartin e djegieve në spitalin e Tiranes ku vazhdon të jetë aktualisht.
U kryen veprimet proceduriale dhe materialet do t’i kalojne Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Mbrojtjes në Punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
n.e/NOA