Shkodër, nis sot Festivali i Këngës për Fëmijë
Ashtu si në të gjitha edicionet e mëparshme, Shkodra vazhdon të mbajë traditën e organizimit të këtij evenimenti kaq të rëndësishëm muzikor, i cili këtë vit ka arritur në edicionin e tij të 48-të. Pas disa fazave përgatitore dhe kualifikuese të pjesëmarrësve të festivalit, mbrëmë organizatorët zhvilluan provën e përgjithshme në skenën e teatrit “Migjeni”, duke bërë dhe kolaudimet e duhura.
Pas përfundimit të provave të mbrëmshme, drejtori i festivalit, Kujtim Alija, tha se festivali është gati për start. Ai bëri të ditur se gjatë tre netëve të këtij festivali do të interpretojnë 25 këngëtarë të rinj, që i shtohen skenës mbarëshqiptare, të cilët do të përcjellin në festival krijimet e kompozitorëve tanë më të mirë për fëmijë.
Sipas tij, në natën e parë do të startojnë 17 këngët e para, interpretuesit e të cilëve vijnë nga qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri, etj, ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe këngëtarë nga trevat shqiptare jashtë vendit, si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Ndër to, 12 këngë janë krejt të reja që interpretohen për herë të parë, ndërkohë që pesë të tjerat janë të zgjedhura nga vitet e mëparshme.
Po kaq këngë do të interpretohen edhe në natën e dytë të festivalit, ndërkohë që për natën e tretë, atë të datës 21 qershor, që është edhe nata finale, në skenë do të intepretohen 22 këngët e përzgjedhura. Edhe në këtë edicion, bazuar në traditën e krijuar vitet e fundit, juria e festivalit i është besuar vetë fëmijëve, votat e të cilëvë do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni. Stafi organizator i festivalit përbëhet nga drejtori artistik Roland Guli, redaktor përgjegjës Bardhyl Hysa, regjisor Osman Mula, skenariste dhe drejtuese e festivalit Manjola Lloja.