E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nis terheqja e ujit. 14 mije ha toke e permbytur

Ne qarkun e Shkodres situata vijon te mbetet problematike edhe pse sipas shtabit te emergjencave civile uji eshte terhequr rreth 25 cm. Zona e Nenshkodres lagjia Xhabije Bahcallek Tophane Kiras Ajasem dhe Perash vijojne te kene prezence te madhe uji duke veshtiresuar ndjeshem jeten e perditshme te banoreve te tyre te cilet prej ditesh vijojne te levizin me varka per te furnizuar familjet me ushqime medikamente mjeksore dhe uje.

Ndalimi i rreshjeve ka frenuar rritjen e siperfaqes se mbuluar nga uji e cila sipas shtabit te emergjencave aktualisht eshte 14 mije ha nen uje po keshtu 2600 shtepi jane te permbytura dhe 2700 te rrethuara nga uji 14000 persona jane evakuuar neper konviktehotele dhe tek te afermit e tyre. Operacionet e shperndarjes se ndihmave vazhdojne me intensitet por ka enede familje tek te cilat produktet e nevojshme nuk kane mberritur pasi numri i tyre eshte mjaft i madh. Persa i perket rrugeve tek harku i Berdices niveli i ujit eshte larguar duke bere te mundur qarkullimin e automjeteve drejt Tiranes ndersa aksi qe lidh Velipojen me qytetin vijon te jete i mbuluar nga uji dhe zona furnizohet vetem nga deti ose nga ajri. Qarkullimin mbi Uren e Bunes vijon te jete i veshtire per shkak te nivelit te ujit i cili vijon te mbetet i larte.

Aksin Shkoder-Shiroke vazhdon te jete i bllokuar dhe edhe ketu furnizimi i banoreve behet vetem me mjete lundruese. Gjithashtu komunat Berdice Dajc Bushat dhe Ana e Malit vazhdon te jete teresisht te bllokuara edhe pse niveli i ujit eshte ulur zona eshte teresisht e permbytur. Edhe ne keto zona vijojne te mberrijne ndihma per banoret e mbetur si dhe ushqime per bagetite gjithashtu vijon te evakuohen banore qe me pare kishin refuzuar te largoheshin nga shtepite e permbytura.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›