E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura mbulohet nga lumi bllokohet aksi Elbasan- Gramsh

Qe nga dita e djeshme eshte bllokuar plotesisht aksi rrugor Elbasan- Gramsh. Shkak eshte bere ngritja e nivelit te rezervuarit te hidrocentralit te Banjes uji i te cilit ka hipur mbi shtratin e ures se Shushices 12 kilometra larg qytetit te Gramshit. Gjer tani nuk eshte dhene asnje shpjegim nga drejtuesit e hidrocentralit te Banjes nese shkaku i vertete mbetet hapja jo e plote e portave te shkarkimit apo tunelet e derdhjes nuk perballojne dot prurjet e lumit te Devollit niveli i te cilit eshte ngritur mjaft nga shirat e diteve te fundit.

Madje mbi shtratin e ure se Shushices ku dhe nderpritet ky qarkullim niveli i ujit eshte ngritur mbi nje meter e gjysem. Sipas nenprefektit te ketij rrethi Ndricim Hoxha rreth 50 mije banore te rrethit dhe Tomorrices se Beratit ndjejne veshtiresi ne te gjithe sektoret e jetes per shkak te bllokimit te ketij aksi rrugor. Sidoqofte dje rreth ores 1800 policia e Gramshit ka komunikuar ndalimin e qarkullimit te automjeteve nga qyteti i Gramshit nepermjet Cerrikut dhe devijimin e tyre nga rruga rurale neper malet e Cingares hapur 25 vjet me pare nga sistemi komunist. Kesisoje Gramshi i largohet edhe 50 kilometra te tjera kryeqytetit sa kohe qe aksi rrugor me i shkurter do te jete i bllokuar per shkak te rritjes se nivelit te liqenit te Banjes.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›