E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e mjekesise vijojne bojkotin e mesimit

Studentet e fakultetit te Mjekesise do te vazhdojne te bojkotojne mesimin. Edhe pas takimit me autoritet e ministrise se Arsimit keta studentet nuk kane gjetur ende nje zgjidhje te kerkesave te tyre ku ajo me kryesorja eshte shkarkimi i dekanit te fakulteti te mjekesi Alfred Priftanji.

Studentet e fakultetit te Mjekesise kane rreth nje jave qe nuk hyjne ne auditoret e fakultetit. Ata kane vendosur te bojkotojne mesimin pasi kundershtojne menyren e mesimedhenies e cila duhet te ndryshoje formen e diplomes por edhe korrigjimin e literatures mjekesore. Nga ana tjeter studentet nuk jane dakort me kufizimet qe ju behen atyre ne baze te notes mesatare.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›