Shkodër, një tjetër malazez firmos për Vllazninë
SHKODËR- Vllaznia ka zyrtarizuar blerjen e dytë të merkatos së janarit dhe ky është sërishmi një futbollist nga Mali i Zi. Ivan Jablan është emri i dytë që i shtohet Nenad Brkoviç i cili nënshkroi javën e kaluar për skuadrën kuqeblu.
Futbollisti në fjalë i përket repartit të sulmit, për të cilin skuadra ka më tepër nevojë pas largimit të dyshes Sukaj-Vajushi. Jablan, që vjen nga Futboll Klub, Lovcen i Cetinjes, është i moshës 32 vjeçare dhe duke parë karrieren e suksesshme që ai ka kaluar në skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë Malit të Zi, pritet që kontributi i tij për Vllazninë të jetë i madh.
Sipas kontratës, malazezi Jablan do të luajë deri në fund të këtij sezoni me skuadrën kuqeblu. Menjëherë pas firmosjes, futbollisti i është bashkuar skuadrës në kampingun e Ulqinit duke vijuar përgatitjet intensive në pritje të startit zyrtar të sezonit 2012, ku ballafaqimi i parë është me laçjanët për kompeticioin e Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë, kuqeblutë janë në pritje të zyrtarizimit edhe me disa futbollistë të tjerë të huaj, të cilët prej disa ditësh po sterviten me Vllaznisë, ndër të cilët, Sergi Moreno nga Andora dhe braziliani.
(d.b/BalkanWeb)