E Diel, 1 Nëntor 2026

Akciza nuk do mblidhet nga Tatimet, menaxhimi i ri nga Doganat

TIRANE-Akciza nuk do të mblidhet dhe menaxhohet më nga administrata tatimore, por nga doganat.
Ministria e Financave do të dorëzojë javën e ardhshme për miratim në qeveri projektligjin e ri për akcizat, i cili parashikon një ndryshim tërësor të procedurave dhe mënyrës sesi do të mblidhet kjo taksë.

“Është vendosur që të jetë drejtoria e Doganave që të bëjë këtë. Garancitë që do futen si pjesë e administrimit të akcizës, mënyra e pagesës, mënyra e mbikqyrjes fizike të magazinave fiskale, të gjitha këto janë risi shumë të rëndësishme që mendojmë se do ndikojnë ndjeshëm në uljen e evazionit fiskal në tatimpaguesit e akcizës”.

Zv.ministi i Financave Alfred Rushaj shpjegon se është diskutuar me shoqatat e biznesit, ligji i ri, që sipas tij pritet të hyjë në fuqi në korrik.

“Por, duke pasur parasysh ndjeshmërinë që do te ketë dhe impaktin që do të ketë natyrisht tek operatorët ekonomikë kemi kaluar tek diskutimet e individualizuara vetë operatorët e kërkojnë që të ulen në minimum rrjedhjet”.

Projektligji nuk parahsikon ndryshim në nivelin e akcizave, por menaxhim nga dohgat në rrugë elektronike. Gjithashtu, do të ketë rregulla të reja për pagesën e saj.
Për ambalazhet plastike akciza do të paguhet me të njëjtin nivel si deri më tani, por në formën e taksës, ndërkohë që për pijet alkoolike nuk do të paguhet më në bazë të litrave dhe hektolitrave, por sipas platoligrit, që është masa e përcaktuar në vendet europiane.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Akciza nuk do mblidhet nga Tatimet, menaxhimi i ri nga Doganat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›