E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targa e makinës që rrëmbeu Hoxhën s’ishte në qarkullim

Në seancën gjyqësore të procesit për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha dëshmuan sot 6 persona të cilët kishin dijeni për ngjarjen. Mes dëshmitarëve ish shefi i komisariatit nr.3 Tiranë. 

TIRANE- Ish-shefi i komisariatit numër 3 në Tiranë Jani Naci ishte një nga 6 dëshmitarët e procesit të sotëm gjyqësor për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha në 19995. Jani Naci tha para togave te zeza se me tu vënë në dijeni të ngjarjes së rëndë kishye nisur verifikimet e posaçme. Ish shefi i komisariatit nr 3 dëshmoi se drejtues të policisë rrugore në atë kohë kishin konfirmuar zyrtarisht se targa e makinës me të cilën ishte rrëmbyer Remzi Hoxha nuk ishte hedhur fare në qarkullim.

Dëshmitarët e tjerë të procesit të sotëm ishin dhe tre ish- inspektorë të SHIK- it Uljan Elezi, Sokrat Cala dhe Lefter Muhollari, një shok klase i Ziso Kristopulit dhe mik i vjetër i Avdyl Loshaj. Gjykata dëgjoi me dyer të mbyllura dëshminë e ish punonjësit të SHIK-ut Ismet Saliu.

Për krimin e kryer më 21 tetor 1995 në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish SHIK-as Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Mece dhe Avni Koldashi. Gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij.

Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Mes dëshmitarëve në këtë proces ishte edhe Gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish- zëvendësministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish shefi i SHIK.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›